Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se ndërtimi i Qendrës Multifunksionale në Podujevë ka vlerën prej 1 milionë euro.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se qytetarët e Podujevës së shpejti do të kenë një qendër që të mund të organizohen dhe mbahen ngjarje të rëndësishme, përcjell KosovaPost.
Postimi i plotë:
Ndërtimi i Qendrës Multifunksionale në Podujevë ka vlerën prej afër 1 milion euro. Punimet në këtë projekt po vazhdojnë me ndërhyrjet në:
– Fasadën e objektit;
– Dysheme;
– Tavanit të lëshuar;
– Suvatimin e kupolës;
– Ndarjet e brendshme me profile.
Qytetarët e Podujevës do ta kenë së shpejti një qendër multifunksionale bashkëkohore ku do të mund të organizohen dhe mbahen ngjarje të rëndësishme për jetën e qytetit.



Të tjera
“Sulm qyqar që shpërfaq mendësi banditeske”- Kurti dënon sulmin ndaj Hysni Mehanit
Meda prek zemrat me mesazhin për nënën: “U takofshim në xhenet” në njëvjetorin e ndarjes nga jeta
Kurti shpërthen pas sulmit ndaj Hysni Mehanit: “Mendësi banditeske, nuk do të na trembin!”