Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është distancuar nga gjuhë e Sami Kurteshit në raport me mediat.
Kurti ka thënë se nuk pajtohet me përgjithësime të tilla.
“Unë jam kundër çfarëdo përgjithësimi dhe nuk e mbështes një gjuhë të tillë. Por, ta keni parasysh që njerëz të ndryshëm janë reagime të ndryshme dhe mbajnë përgjegjësi për veten”, ka thënë ai në Kanal 10.
Tutje, ai ka thënë se LVV është subjekt politik dhe nuk mund të marrë masa kryetari ndaj asnjë anëtari.
“Në jemi subjekt politik demokratik, nuk i merr ato masa kryetari. Ekziston statuti, edhe ai disiplinori ku adresohen këto çështje. Nuk mund të marrë kryetari masa ndaj një anëtari”, ka thënë Kurti.



Të tjera
Duke e ditur rëndësinë e Mitrovicës, rëndësinë e kësaj pjese për shtetin tonë, do të bashkëpunojmë sa më shumë që të jetë e mundur
Ukraina i thotë “jo” zonës së demilitarizuar të Donbasit
Fruti që ju qetëson nervat dhe përmirëson humorin