Zhvendosja e largpërçuesit funksionalizon objektin e ri të Bujqësisë

Zhvendosja e largpërçuesit funksionalizon objektin e ri të Bujqësisë

Deri më 22 janar të vitit qe vjen, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë, pritet që të largojë Depon Qendrore në mënyrë që të mundësohet zhvendosja e rrjetit të energjisë elektrike, të cilët po e pamundësojnë funksionalizimin e objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

 

Drejtues të këtij fakulteti kanë bërë të ditur, se ky fakultet rrezikon të mos akreditohet si pasojë e mos funksionalizimit të objektit të ri i cili ka me shumë së dhjetë vite që është ndërtuar.

Si pasojë e  vendosjes së largpërçuesit të tensionit të lartë mbi objektin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, ky objekt tash e me shumë se dhjetëvite nuk po arrin të jetë në shërbim tëstudenteve.
Dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, Arben Musliu i  tha Radio Kosovës së kanë marrë premtim nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë që deri më datë 22 janar do të lirohet hapësira e uzurpuar nga kjo kompani e cila mundëson largimin e telave elektrik.

“Fatmirësisht jemi takuar me zyrtarët më të lartë të KEDS- it dhe kemi arrite një marrëveshje. Marrëveshja është kjo, që deri me 22 janar ata të zhvendosin tendën, për çështje pronësore pastaj qysh të vendos gjykata. Por, për me u funksionalizu objekti ata duhet me i shty tendat shtatë  metra ku është zona e sigurisë,  ku këta tela të sigurisë së lartë kalojnë në shtyllën tjetër. Nën këtë zonë të sigurisë nuk duhet të këtë asnjë objekt. Përfaqësuesit e KEDS-it u pajtuan që deri më 22 janar kanë me i largu të gjitha ato që i kanë në depo dhe kanë me krijuar atë hapësirën e zonës së sigurisë”, tha ai.

Tutje, Musliu tha  se ky fakultet për mungesë hapësire të mësimit rrezikon të mos akreditohet dhe të mbyllet.

“Ne e kemi kusht nga Agjencia e Akredimitqë vitin e ardhshëm akademik me dalë në objektin e ri.  Agjencia e Akreditimit  të Kosovës, ekspertët ndërkombëtar kanë vlerësuar se problemet e infrastrukturës munden me pengu akreditimin e programeve studimore të fakultetit të bujqësisë”, tha ai.

Musliu, tha se më 7 korrik të këtij viti kanë bërë kërkesë urgjente te KEDS për largim të tendave dhe depove nga toka ku është ndërtuar Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës me qëllim të zhvendosjes edhe të largpërçuesit të tensionit të lartë. Ai paralajmëroi se  do të merren  masa, nëse situata nuk zgjidhet, që sipas tij do tëbllokohet hyrja  e KEDS-it  në tenda dhe depo.

Ndërkohe, në lidhje me këtë çështje Radio Kosova nuk ka arritur të marrë përgjigje nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë.