Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata në vlerë afër 5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, qendrës së parë ndërkombëtare për trajnime në Kosovë.
“Po e nisim edhe një kompleks modern sportiv, në përgatitje për Lojërat Mesdhetare. Kemi nënshkruar kontratën në vlerë afër 5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, qendrës së parë ndërkombëtare për trajnime në Kosovë”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Sipas tij, xhudistët tanë medalistë olimpikë e meritojnë më të mirën, prandaj po krijohen kushte të plota për ta.
“Ky projekt është edhe një falënderim i yni për Dritonin, Majlindën, Agronin dhe për të gjithë ata që e kanë lartësuar shtetin me punën dhe sukseset e tyre. Qendra do të përfshijë sallën sportive, hapësira moderne për fitness, pishinë për rigjenerim dhe trajnim, akomodim për sportistët dhe stafin, hapësira për kujdes mjekësor dhe të gjitha hapësirat teknike të nevojshme për ngjarje dhe funksionim të përditshëm. Punimet nisin së shpejti. Një investim që i shërben sportit, sportistëve dhe imazhit të vendit”, shkroi Çeku.



Të tjera
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
Peticioni kundër pjesëmarrjes së Izr@elit në Eurovision mblodhi mbi 600 mijë nënshkrime
Kosova i bashkohet koalicionit global për të Ardhmen të Melania Trumpit