Në sheshin e Shkupit, sot mbahet protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ata kanë njoftuar se protesta në Shkup do të jetë paqësore, njofton Klankosova.tv
Qëllimi i protestës, sipas organizatorëve, është shprehja e pakënaqësive të akumuluara lidhur me trajtimin që u është bërë ish-krerëve të UÇK-së, veteranëve dhe procesit të përgjithshëm të drejtësisë që, sipas tyre, shpesh është zhvilluar me padrejtësi, paqartësi dhe pa respekt të plotë për kontributin e tyre në lirinë e vendit.
Kjo protestë vjen pas disa tubimeve të zhvilluara më herët në Prishtinë, Tiranë dhe qytete të tjera, të cilat kanë synuar të ngrenë zërin kundër, sipas veteranëve, një procesi të padrejtë dhe politikisht të motivuar. /Klankosova.tv



Të tjera
Eurodeputetja italiane: Rama iu gjunjëzua Melonit, por ne BE nuk futesh duke u bërë shërbëtor por …
Përfitimet shëndetësore nga bizelet
Eurodeputetja holandeze i bashkohet protestës: Qeveria duhet t’i dëgjojë qytetarët e saj. Fjala juaj do të dëgjohet…