Vetëvendosje, përkatësisht kreu i saj, Albin Kurti, ka zyrtarizuar slloganin zyrtar të partisë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, transmeton Kosova Post
“Siguri dhe begati. Mos lësho pe” – është sllogani zyrtar.
Tutje, Kurti ka shkruar se nuk do të heq dorë nga nga punët e mira.
“Nuk do të heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët. Nuk do të lëshojmë pe nga përpjekja jonë për një Republikë më të mirë, më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar.Le të mos lëshojmë pe së bashku që Kosova të jetë shtet më i begatë për qytetarët e saj, ku përfitojnë të gjithë, pa dallim” – ka shkruar Kurti.



Të tjera
Kafja ul rrezikun e infarkteve në zemër
18 minatorë vazhdojnë të mbeten të ngujuar në “Trepçë”
Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi