Një histori e pazakontë vjen nga India, ku një tifoz i flaktë i Leo Messit vendosi të anulonte ceremoninë e martesës së tij vetëm për ta parë nga afër yllin argjentinas. Megjithatë, sakrifica e tij nuk u shpërblye.
Messi ndodhej në Indi për zbulimin e një statuje gjigante 21-metërshe të ndërtuar në nder të tij. Sipas planit fillestar, kampioni i botës pritej të qëndronte më gjatë dhe të përshëndeste tifozët e mbledhur në stadium. Por organizimi i dobët ndryshoi gjithçka.
I rrethuar nga politikanë dhe figura të njohura të vendit, Messi u largua pas vetëm rreth 10 minutash, pa pasur mundësi të takohej me tifozët. Situata shkaktoi zemërim të madh në tribuna, pasi shumë prej të pranishmëve kishin paguar bileta me çmime shumë të larta.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku tifozët kritikojnë ashpër organizatorët për menaxhimin e dështuar të eventit.



Të tjera
Punojmë për të pasuruar shtetin, këtë mësim e morëm nga Zvicra
Mërgata shqiptare në Turqi shpreh mbështetje të fuqishme për Kryeministrin Albin Kurti
Strategjia e SHBA, merr fund ideja e shkëmbimeve territoriale Kosovë-Serbi