Bekë Berisha viziton Drenocin: Një përkujtim se trashëgimia jonë kulturore është forcë dhe frymëzim për të ardhmen

Bekë Berisha viziton Drenocin: Një përkujtim se trashëgimia jonë kulturore është forcë dhe frymëzim për të ardhmen

Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për deputet,  ka vizituar Drenocin e Malishevës, duke nderuar trashëgiminë e rapsodëve të njohur Sali, Feriz dhe Ali Krasniqi, raporton GazetaBlic.

Ai bëri homazhe në varrezat e tyre dhe vizitoi odën e Ali Krasniqit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe artit shqiptar si forcë dhe frymëzim për të ardhmen.

Postimi i plotë:

Histori. Nderime. Trashëgimi.

Drenoci i Malishevës sot na priti me shpirt dhe kujtime.

Ditën e filluam me vizitë në varrezat e Salih, Feriz e Ali Krasniqit, njerëz që na dhanë vargje dhe nota të paharrueshme, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme për kulturën dhe artin tonë.

Më pas, hapëm dyert e odës së Ali Krasniqit, ku u pritëm me ngrohtësi dhe këngë, duke ndjerë frymën e gjallë të atyre që kanë trashëguar emrat dhe artin e tyre.
Drenoci sot ishte një udhëtim në kohë, një kujtesë e gjallë e vlerave tona, dhe një përkujtim se trashëgimia jonë kulturore është forcë dhe frymëzim për të ardhmen.