Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e koalicionit Vakat për moscertifikimin e kandidates Ena Krasniqi nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve.
Në vendimin e marrë të shtunën, PZAP-ka e ka refuzuar si të pabazuar ankesën dhe ka thënë se vendimi i KQZ-së është i drejtë.
Në mbledhjet e 10 dhjetorit, KQZ-ja e pati refuzuar certifikimin e kandidates Ena Krasniqi për shkak se nuk ishte e qartë etnia e saj.
E PZAP-ja në vendim thekson se Vakati gëzon statusin e partisë të komunitetit boshnjak dhe garon për vendet e rezervuara për këtë komunitet, “për rrjedhojë kandidatët e këtij subjekti duhet të kenë lidhje reale, të vërtetë dhe të provueshme me komunitetin boshnjak”.
Siç thotë Paneli, kandidatja Ena Krasniqi nuk ka paraqitur asnjë provë që dëshmon ekzistimin e lidhjes objektive me komunitetin boshnjak, në veçanti lidhjen e përkatësisë etnike, pa përjashtuar elemente të tjera si gjuha apo identiteti kulturor.



Të tjera
Përse djemtë nuk qajnë?
Rinia shqiptare ka sjellë vazhdimisht frymë të re
Paqja në Ukrainë nuk është larg