Së fundmi shkencëtarët kanë sugjeruar se peshqirët e tualetit duhet t’i pastrojmë pas çdo tri apo katër përdorimeve – gjë të cilën shumica e njerëzve nuk arrijnë ta bëjnë.
Megjithatë, çfarë mund t’ju bind ta bëni këtë, është fakti se hulumtimet e reja kanë treguar se shumica e peshqirëve janë të ndotur me baktere të cilat shkaktojnë sëmundje të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Nëse peshqiri juaj nuk është pastruar për vetëm dy ditë, dhe e thani fytyrën me peshqirin e dorës, mundësitë janë se do të keni më shumë baktere E. Coli në fytyrë sesa nëse do ta futnit kokën në guaskën e tualetit.
Rreth 90 për qind të peshqirëve të tualetit janë të kontaminuar me baktere coliform, ndërsa rreth 14 për qind e peshqirëve përmbajnë bakteren E. Coli.
Në disa raste, shkencëtarët kanë gjetur në peshqir edhe gjurmë të bakteres salmonellës.
Peshqirët, sipas shkencëtarëve, janë vendi i përsosur për baktere sepse çdo herë që i përdorim ata ne transferojmë baktere natyrale të lëkurës në sipërfaqen e tyre, së bashku me çdo mikrob tjetër që mund ta kemi.



Të tjera
Angelina Jolie festoi ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur ajo
Gratë në biznes, përtej paragjykimeve dhe sfidave
Shega fruti magjik kundër kancerit të mushkërive dhe gjirit