Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot për ngushëllime familjen Bllaca, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Nysret Bllaca, veteran i arsimit dhe figurë e nderuar e komunitetit.
Profesori Nysret Bllaca dhe bashkëshortja e tij, profesoresha Hava Bllaca, prindër të Ardit Bllacës, i zhdukur me dhunë në moshën 18-vjeçare gjatë luftës në Kosovë, janë shndërruar ndër vite në simbol të forcës, durimit dhe qëndresës së prindërve që nuk reshtën kurrë së kërkuari të vërtetën dhe drejtësinë. Në prill të vitit 1999, së bashku me Arditin, u vra edhe nipi i profesorit, Alban Bllaca.
Gjatë vizitës, Kurti shprehu ngushëllimet për familjen Bllaca, duke vlerësuar lart kontributin e profesorit Nysret Bllaca në fushën e arsimit dhe jetën shoqërore. Ai i siguroi familjarët se institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë me përkushtim kërkimin e së vërtetës për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës, deri në vendosjen e drejtësisë.
Kujtimi për profesorin Bllaca do të mbetet i gjallë si shembull i përkushtimit ndaj dijes, njerëzores dhe qëndresës, tha në fund kryemoinistri në detyrë Kurti.



Të tjera
Pacolli ndalon prerjen dhe zhvendosjen e drunjve pa leje
Haziri: S’kemi pasur as ftesë e as takim me Kurtin
Sorensen kërkoi zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, Konjufca: Nuk u nënshkrua, por ka angazhime që duhet të zbatohen