Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, për deklaratën e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi rreth lotëve të nënës së Ramush Haradinaj, Konjufca a thënë se ka qenë deklaratë e gabueshme.
Ai ka thënë se askush nuk mundet t’i gjykojë lotët e nënës Rukë.
“Ka qenë deklaratë e pakujdesshme, mendoj që ka qenë e gabueshme. Lotët e Nënës të Haradinajve, nënes Rukë, janë lot të dhimbjes, por edhe të krenarisë që i ka dhënë djemt për lirnë e Kosovës. Ata lot nuk mundet me i gjyku bash askush”, ka thënë Konjufca në T7.



Të tjera
Ndeshja Sllovaki – Kosovë, zyrtarisht e “rrezikshmërisë së lartë”
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Kosova pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Golfit