Në fshatin Dumnic të Podujevës është evidentuar një rast i kalimit ilegal të kufirit dhe kontrabandës me mallra. Rasti ka ndodhur më 15.12.2025, ku autoritetet kanë arritur të ndalojnë një automjet të ngarkuar me mallra të dyshuara për kontrabandë.
Gjatë kontrollit, në një garazhë si dhe në një automjet tjetër janë gjetur mallra të fshehura. Njësia doganore ka sekuestruar gjithsej 575.000 copë filtra për duhan, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, pas intervistimit janë liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.



Të tjera
Haziri: S’kemi pasur as ftesë e as takim me Kurtin
Sorensen kërkoi zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, Konjufca: Nuk u nënshkrua, por ka angazhime që duhet të zbatohen
10 pyetjet që duhet t’i bëjmë vetes