Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur tubim në Prishtinë ku ka prezantuar zotimet e qeverisjes së ardhshme.
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar 5 vendimet e para që do t’i marrë si kryeministër në mandatin e ardhshëm:
Miratimi i buxhetit rekord prej 4 miliardë eurosh për vitin 2026;
Procedimi i ligjit të ri për çmime tavan, me qëllim frenimin e abuzimit të tregtarëve me rritjen e çmimeve;
Procedimi i ndryshimit dhe plotësimit të ligjit që heq kufizimin e punësimit për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfitojnë beneficione;
Miratimi i vendimit për pagesën e pagës së 13-të për të gjithë shërbyesit publikë, që në fillim të vitit;
Miratimi i Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, në vlerë prej 200 milionë eurosh, e cila përmban:
a. Mbështetje të njëhershme për pensionistët, fëmijët që marrin shtesa, studentët dhe punëtorët e sektorit privat;
b. Rikthimin e Skemës për Subvencionimin e Kursimit të Energjisë Elektrike, nga e cila pritet të përfitojnë mbi 200 mijë familje përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike.



Të tjera
Takimet intensive sollën rezultate konkrete
Çfarë bëjnë të gjithë meshkujt kur tradhtojnë?
“Prishtina 2030” po merr formë, ICMG vlerëson përgatitjet e deritanishme