Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka marrë vendim që oborri i kësaj komune të vihet në shërbim të mërgimtarëve për parkimin e automjeteve të tyre.
Ky vendim sipas zyrtarëve komunalë është marrë me qëllim që të krijohen lehtësira për mërgimtarët gjatë sezonit të verës.
Kryetari Muharremaj ka bërë të ditur se ky vendim është marrë për mërgimtarët në mënyrë “që të kenë mundësi dhe qasje sa më të lehtë në shërbime administrative”.
Në të njëjtën kohë sqarohet se punëtorëve të administratës së Komunës ju ndalohet hyrja me automjete në oborrin e Komunës për periudhën e sipërpërmendur.



Të tjera
Ylber Ramadani rinovon kontratën me Leccen deri në vitin 2027
3 sallata ideale për të mbajtur diabetin nën kontroll
Nis gjykimi ndaj Hysri Selimit për spiunazh, i akuzuari mohon fajësinë