Faruk Mujka ka reaguar ndaj publikimeve të fundit të Lirim Mehmetajt, duke sqaruar se telefoni për të cilin është bërë fjalë në media është pronë e tij dhe nuk është “gjetur” nga gazetari, por ndodhet prej më shumë se dy vitesh në Policinë e Kosovës, konkretisht në sektorin e forensikës, përcjell Kosova Post.
Sipas Mujkës, telefoni është mbajtur nga hetuesi Idriz Gashi, i cili është suspenduar pasi kishte marrë pjesë në tubime politike të PDK-së dhe të Sami Lushtakut.
Ai paralajmëron se në ditët në vijim mund të publikohen materiale private nga jeta e tij personale dhe profesionale, përfshirë komunikime familjare dhe biseda me kolegë, të cilat – sipas tij – do të përdoren për të ndërtuar aludime dhe skenarë politikë në prag të zgjedhjeve.
Mujka thekson se emërimi i tij është bërë në mënyrë të rregullt dhe të ligjshme, duke nënvizuar se është inxhinier me përvojë dhe se konkursin e ka fituar ndershëm, pa asnjë ndërhyrje apo favor politik.
Ai vlerëson se nxjerrja e kësaj çështjeje pikërisht në kohë zgjedhjesh ka për qëllim goditjen politike të tij dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke shtuar se konsultimi me kolegë lidhur me kandidimin për pozitën e Kryeshefit në një ndërmarrje publike është praktikë e ligjshme dhe e natyrshme.
The post Mujka: Publikimet janë të motivuara politikisht dhe të sinkronizuara me zgjedhjet appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Rroga e 13-të për shërbyesit publikë, nga janari i vitit 2026
Prania amerikane mbetet çelësi i paqes në Kosovë dhe rajon
Ambasadori britanik takon kryetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit