Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar sot kryetarin e ri të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, si dhe kryetarin e komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka vlerësuar procesin zgjedhor, duke e cilësuar zgjedhjen paqësore të dy kryetarëve si një zhvillim të mirëpritur për demokracinë në Kosovë.
“Zgjedhja paqësore e kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dhe e kryetarit të komunës së Zveçanit, Dragiša Miloviq, ishte një zhvillim i mirëpritur për demokracinë e Kosovës. Ishte kënaqësi t’i takonim sot për të diskutuar prioritetet e tyre dhe rëndësinë e ofrimit të një mjedisi të sigurt dhe të begatë për të gjithë qytetarët e tyre”, ka shkruar ai në Facebook.



Të tjera
Dieta pa karbohidrate dhe yndyra nuk ua zgjatë jetën
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vitin 2030
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë