Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur sonte në Prishtinë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, në të cilën është shpalosur vizioni dhe programi qeverisës i kësaj partie.
Kryetari Ramush Haradinaj tha se pikat kryesore të programit zgjedhor të AAK-së për zgjedhjet e dhjetorit janë rritja e pagave e pensioneve dhe siguria.
Ai tha se do të ketë mbështetje për sektorin privat, kthim të investimeve, politika më të favorshme fiskale dhe fuqizim të grave në biznes dhe punësim.
Në fjalën e tij, Haradinaj theksoi se pagat dhe pensionet do të dyfishohen dhe se AAK do të qëndrojë pranë familjeve, pensionistëve, punëtorëve të sektorëve të ndryshëm dhe kategorive që kanë kontribuar për vendin.
The post Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e dyfishim pagash appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Dieta pa karbohidrate dhe yndyra nuk ua zgjatë jetën
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vitin 2030
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë