Ngrënia e një molle në ditë e mban mjekun larg, por konsumimi i një avokadoje në ditë, mund të ndihmoj në zvogëlimin e nivelit të kolesterinës së keqe në gjak. Kështu ka konstatuar një studim i ri i kryer në Universitetin e Pennsylvanias.
Ky hulumtim është i mirëpritur nga gjeneratat e reja, duke iu ndihmuar ta arsyetojnë konsumimin e madh të avokados, gjoja për shkaqe shëndetësore.
E dimë se ekzistojnë dy lloje të kolesterinës: HDL (lipoproteina me densitet të lartë), që është diçka e mirë për organizmin dhe (lipoproteina me densitet të ulët), që është e keqe për shëndetin e njeriut.
Lipoproteina me densitet të lartë lidhet me zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga disa sëmundje të ndryshme, dhe në fakt ndihmon në largimin e lipoproteinës me densitet të ulët nga gjaku.
Lipoproteina me densitet të ulët apo LDL, është e dëmshme nëse mblidhet në gjak, pasi mund t’i ngushtojë rrugët e kalimit të gjakut, të shkaktojë mpiksje dhe përfundimisht të çojë deri tek sulmi në zemër.
Dhe konsumimi i një avokadoje në ditë, ndihmon në balancimin dhe zvogëlimin e LDL-it në gjak.
Konsumimi i avokados gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e rrezikut nga kanceri.
Prandaj ekspertët shëndetësorë u këshillojnë ta përfshini avokadon në dietën tuaj ditore, duke e konsumuar atë në mëngjes dhe në formë sa më të shëndetshme.
Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se avokadot mund të ndihmojnë në zvogëlimin e grimcave të oksiduara LDL, që është e rëndësishme pasi studiuesit thonë se oksidimi lidhet me disa sëmundje serioze siç është kanceri apo sulmi në zemër.



Të tjera
Gjërat që duhet t’i vlerësoni kur blini shtëpi
Nëse vuani nga gurët në veshka, mos i hani këto ushqime
Sëmundja gjenetike e hekurit më e shpeshtë se sa që mendohej