Gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Italisë nbë mes Napolit dhe Milanos, i ka takuar skuadrës së Antonio Contes me rezultat 2:0.
Edhe ky edicion i Superkupës me verzionin Final-four, po luhet në Riad, ku përfitimet për klubet italiane janë mjaftë të mëdha, por shikueshmëria nuk është e njëjtë sikur ndeshjet të luheshin në Itali.
Gjithsesi stadium Al Awwal Park, i sjelli më shumë fat Napolit duke triumfuar, pas një ndeshje shumë të mirë dhe të luftuar nga fillimi. Milan pati raste më të mira në pjesën e parë, por Napoli shënoi golin e epërsisë përmes lojtarit më në formë, David Neres pak para pushimit.
Mungesat e mëdha në sulm, Milano nuk po mundet t’i kapërdijë, dhe kjo po i shkakton telashe sepse në pjesën e dytë nuk pati asnjë rast që vlen të përmendet.


Të tjera
Marta Kos drejt vizitës së parë në Kosovë, Vuçiq e sulmon: Nuk kontaktoj të huajt që i dëshirojnë të keqen Serbisë
Gruaja e rrah burrin në Prishtinë
Ndihmojini të rinjtë t’i bëjnë ballë bulizmit