E ardhmja e Marc-André ter Stegen te FC Barcelona duket gjithnjë e më e pasigurt.
Pavarësisht paraqitjes si titullar në Kupën e Mbretit, trajneri Hansi Flick e konsideron portierin gjerman vetëm si zgjedhje të tretë, çka e shtyn atë drejt largimit për të siguruar minuta në prag të Botërorit 2026.
Sipas raportimeve, gjashtë klube kanë shprehur interesim, Monaco, Tottenham, Newcastle, Manchester United, Beşiktaş dhe Bayern Munchen.
Për shkak të kushteve kontraktuale dhe financiare, huazimi në janar shihet si opsioni më realist për të gjitha palët.


Të tjera
Sonte finalja e parë, Trepça – Bashkimi
5 gjërat që duhet t’i lani më shpesh dhe më rrallë në shtëpi
Marta Kos drejt vizitës së parë në Kosovë, Vuçiq e sulmon: Nuk kontaktoj të huajt që i dëshirojnë të keqen Serbisë