Një zjarr i madh ka përfshirë disa lokale në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren.
Sipas Policisë së Kosovës, zjarri ka shpërthyer në qendrën tregtare të njohur si “Te Shtrumfat”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
“Sonte me datën 19.12.2025, pas orës 23:00 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren. Zjarrfikësit dhe policia janë në vendngjarje. Zjarri ka përfshirë disa lokale të qendra tregtare e njohur si “Te shtrumfat”. Deri më tani përveq dëmeve materiale nuk ka të raportuar persona të lënduar”, njoftoi zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi për Klankosova.tv



Të tjera
24 marsi 1999 ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës
KFOR-i rrit gatishmërinë, zhvillon marshimet sfiduese në terrenet malore të Kosovës
Historia jonë duhet të motivojë të rinjtë në Kosovë