Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar projektet që synon t’i realizojë për Obiliqin gjatë mandatit të ardhshëm. Ai premton ndërtimin e një Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të re, për shërbime shëndetësore më cilësore dhe të qasshme për qytetarët.
Ndër prioritetet e tjera janë vendosja e filtrave modernë në termocentralet lokale për përmirësimin e cilësisë së ajrit, përmirësimi i infrastrukturës rrugore, duke përfshirë rrugën e Qyqavicës për zhvillim turistik, dhe ndërtimi i një stadiumi modern për zhvillimin e sportit.
Kurti gjithashtu përmend si synime ngrohjen qendrore, ujë të pijshëm, transport publik, banim të përballueshëm, çerdhe të reja dhe mbështetje për bujqit, duke e përshkruar këtë si vizion për siguri dhe begati në Obiliq.



Të tjera
Ju dhemb shpesh koka? Ndoshta keni mungesë magnezi
Muzika që ju dëgjoni mund të përcaktojë sa të zgjuar jeni
“Fëmijë”, Roberto Martinez i del sërish në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas kritikave të shumta