Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 18-të në elitën e futbollit kosovar, ku Prishtina dhe Ferizaj shënuan fitore të rëndësishme, duke dhënë spektakël për tifozët e tyre.
Prishtina triumfoi në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Drenicës me rezultatin 2-1, duke shënuar rikthimin e saj të madh pas gjashtë ndeshjesh pa fitore. Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë, me raste për të dyja skuadrat, por mysafirët kaluan të parët në avantazh në minutën e 32-të, kur Ronaldo Chacon realizoi nga penalltia për 0-1.
Në pjesën e dytë, Prishtina u hodh fuqishëm në sulm. Ramiz Bytyqi barazoi në minutën e 59-të, ndërsa Mario Ilievski vulosi fitoren me golin e vendimtar në minutën e 78-të, duke siguruar tri pikët për skuadrën e Afrim Tovërlanit. Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në vendin e dytë me 30 pikë, vetëm dy më pak se lideri Ballkani, ndërsa Drenica mbetet në vendin e tetë me 20 pikë.
Edhe Ferizaj festoi para tifozëve të vet, duke mundur Llapin me rezultatin 2-1 në një ndeshje plot emocion. Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të vendasve, pas golit të Betim Haxhimusës në minutën e 22-të. Llapi barazoi rezultatin në minutën e 63-të me golin e Muhamet Hysenit, por Haxhimusa shënoi sërish në minutat shtesë, duke siguruar fitoren për Ferizajn.
Me këtë fitore, Ferizaj përfundon pjesën vjeshtore të sezonit në vendin e nëntë me 19 pikë, ndërsa Llapi renditet i shtati me 21 pikë, duke lënë pas një javë të mbushur me emocione dhe golash.



Të tjera
Dobësohuni me vetëm këto tri gjëra
Humbni peshë duke ndjekur dietën me bazë xhinxheri
“I hidhur lajmi”, të vr@rin në Klinë e kishte bashkëluftëtar, reagon Haradinaj