Kur nuk konsumojmë ushqim për një kohë të gjatë, organizmi sekreton adrenalinë, ndihet i sulmuar dhe fillon që të përdorë rezervat e krizës.
Por, për më pak se një ditë, rezervat e sheqerit në mëlçi harxhohen, kështu që organizmi fillon me konsumimin e proteinave nga muskujt.
Kjo mund të shkaktojë kokëdhembje apo marramendje, e disa mund të ndihen edhe të lodhur dhe të ndiejnë të ftohtë, transmeton Telegrafi.
Por, gjatë urisë, truri përjeton edhe një ndryshim të këndshëm.
Transmetuesi (substancë kimike) serotoninë vepron më gjatë në tru, prandaj shumica e njerëzve që agjërojnë disa ditë, fillojnë që të ndihen për mrekulli.

Ka të dhëna që uria mund ta normalizojë shtypjen e gjakut, apo edhe nivelin e sheqerit në gjak.
Krahas kësaj, nuk ka dyshim se ajo largon kilet e tepërta me efikasitet. Por, shumica e këtyre kileve kthehen sapo të kalojmë në regjimin e rëndomtë të të ushqyerit.
Para se ta filloni ndonjë dietë rigoroze, e cila kërkon që të duroni urie, është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj.



Të tjera
PSD me aksion simbolik, Molliqaj për PDK-në: Uran Ismaili udhëheq “klikën”
Abdixhiku përcjell stërvitjet e KF Prishtinës: Talenti i të rinjve nuk mjafton pa mbështetje reale
Uji i arrës së kokosit shërues për gurët në veshka