Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar konakun e Tahir Çakës, kryetarit të parë të komunës së Kaçanikut pas çlirimit të Kosovës, duke nderuar kontributin dhe sakrificën e kësaj familjeje gjatë luftës.
Në një postim të tij, Kurti ka theksuar se familja Çaka ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit, duke përmendur se dy vëllezërit e Tahir Çakës janë dëshmorë të kombit, ndërsa prindërit e tij u vranë nga forcat armike serbe gjatë luftës.
Ai ka vlerësuar Kaçanikun si qytet të rezistencës, duke theksuar se familja Çaka mbetet një nga simbolet kryesore të përkushtimit ndaj atdheut dhe sakrificës për liri.
Kryeministri Kurti ka nënvizuar se kujtimi dhe nderimi i familjeve që kanë dhënë gjithçka për çlirimin e Kosovës janë obligim institucional dhe moral për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.



Të tjera
PSD me aksion simbolik, Molliqaj për PDK-në: Uran Ismaili udhëheq “klikën”
Abdixhiku përcjell stërvitjet e KF Prishtinës: Talenti i të rinjve nuk mjafton pa mbështetje reale
Uji i arrës së kokosit shërues për gurët në veshka