Kandidati për kryeministër nga radhët e VV-së, Albin Kurti ka mbajtur sot një tubim në Hajvali të Prishtinës, në kuadër të fushatës zgjedhore.
E gjatë fjalimit të tij, Kurti premtoi edhe shtesa nga 100 euro për gjyshërit që kujdesen për nipat e mbesat.
“E meqenëse jemi të interesuar që sa më shumë gra të hyjnë në tregun e punës, do të ndërtojmë çerdhe, por gjithashtu aty ku nuk do të ketë çerdhe, ndonjë lagje ose fshatë, nëse të dy prindërit punojnë, gjyshes e gjyshit jua japim nga 100 euro shtesë mbi pensionin e tyre bazik, që kujdesen për fëmijët e fëmijëve, nipërit e mbesat”, deklaroi Kurti.



Të tjera
Fushata e bombardimeve të NATO-s ndaloi gjenocidin dhe spastrimin etnik që po kryente Serbia në Kosovë
Pas Coronavirusit do të përballemi me “epideminë” e vetmisë, paralajmërojnë psikologët
Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘M@sakrat në Kosovë 1998 – 1999’