Më orën 09:30 mbahet seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Lubomir Çimburoviqit, Predrag Bradiqit dhe Milivoje Iviqit, të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë viteve 1998–1999.
Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, veprimet lidhen me krimet e dyshuara në Burgun e Prishtinës dhe paralelen e tij në Lipjan. Gjykimi zhvillohet në mungesë të të pandehurve, pasi ata nuk janë të qasshëm për organet e drejtësisë.
Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit, si persona zyrtarë, ushtruan dhunë fizike dhe psikike ndaj të burgosurve shqiptarë, duke përdorur mjete të ndryshme dhe duke shkaktuar lëndime trupore dhe pasoja të rënda psikologjike, raporton RTKlive.
Gjykimet në mungesë janë të mundura pas ndryshimeve të fundit në Kodin e Procedurës Penale.



Të tjera
Fushata e bombardimeve të NATO-s ndaloi gjenocidin dhe spastrimin etnik që po kryente Serbia në Kosovë
Pas Coronavirusit do të përballemi me “epideminë” e vetmisë, paralajmërojnë psikologët
Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘M@sakrat në Kosovë 1998 – 1999’