Rrahmani: Bedri Hamza është figurë unifikuese, ka mbështetjen time të plotë

Bedri Hamza është figurë unifikuese, ka mbështetjen time të plotë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Eman Rrahmani i cili ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se qëndron prapa kritikave që ka dhënë për PDK-në dhe partitë tjera në të kaluarën sa i përket disa temave, siç ka qenë Asociacioni, korrupsioni etj.

Rrhamani ka thënë se secili person që ka qenë i përfshirë në afera korruptive ka marrë vlerësimin nga qytetarët, por edhe partitë opozitare.

Megjithatë, ai ka thënë sot i jep mbështetje kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, të cilin e ka vlerësuar politikan unfikues.

“Subjektet politike që kanë kaluar në opozitë e kanë marrë vlerësimin prej qytetarëve për punë që është bërë. Sot e kemi Bedri Hamzën i cili është kryetar i një subjekti politik që ka një historik të aktivitetit të tij, që s’ka pasur asnjë aktakuzë, asnjë aferë korruptive, që përfaqëson një politikan të ndershme dhe unifikues. Kam bërë koalicion me të dhe jam rreshtuar me të dhe e ka mbështetjen e pazareve”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka thënë se nuk ka ndryshim qëndrimi për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se ai nuk duhet ta cenoj integritetin dhe sovranitetin e vendit.

Sa i përket zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe votave nga diaspora, ai është shprehur se koalicioni i tyre do të marrë një pjesë të “konsiderueshme” të këtyre votave.