Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur të largojë nga pozitat e tyre rreth 30 diplomatë karriere që shërbenin si ambasadorë amerikanë në vende të ndryshme të botës.
Sipas mediave ndërkombëtare, këta diplomatë janë njoftuar se mandati i tyre si ambasadorë do të përfundojë më herët se sa ishte planifikuar. Megjithatë, ata nuk janë shkarkuar nga shërbimi diplomatik, por pritet të kthehen në Uashington për detyra të tjera brenda Departamentit të Shtetit.
Administrata Trump e ka arsyetuar këtë vendim si pjesë të së drejtës së presidentit për të emëruar përfaqësues që përputhen me politikat dhe prioritetet e tij të jashtme, në kuadër të agjendës “America First”.
Raportohet se rajoni më i prekur nga ky vendim është Afrika, ku ambasadorë nga më shumë se 10 vende janë thirrur mbrapsht, ndërsa largime ka pasur edhe në Evropë, Azi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Qendrore.
Vendimi ka ngjallur reagime dhe shqetësime nga disa ligjvënës amerikanë dhe nga organizatat që përfaqësojnë diplomatët e karrierës, të cilat paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të ndikojnë në stabilitetin dhe vazhdimësinë e diplomacisë amerikane.



Të tjera
Të gjitha kufizimet që nënat e reja kanë disa javë pas lindjes me operacion
Liverpool në ankth, priten rezultatet e ekzaminimeve për Isakun
Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania