Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se në Mitrovicë po vërehet një entuziazëm i madh qytetar në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Përmes një postimi, Konjufca u shpreh se gjatë takimeve në qytetin e Mitrovicës po ndihet energjia e fitores, duke theksuar përfshirjen e gjerë të qytetarëve dhe aktivistëve në aktivitetet politike.
“Bashkë me qytetarë e aktivistë vazhdojmë drejt 28 dhjetorit pa lëshuar pe”, ka theksuar ai, duke nënvizuar vendosmërinë për të çuar përpara angazhimet politike deri në ditën e zgjedhjeve.
Sipas Konjufcës, mobilizimi dhe mbështetja e treguar nga qytetarët e Mitrovicës janë dëshmi e besimit ndaj vizionit dhe programit të Lëvizjes Vetëvendosje.



Të tjera
Vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për meshkujt
Situata mes Granit Xhakës dhe Chelseat?! Sot tentohet një tjetër takim
Pse duhet t’i konsumoni vezët?