Gjykata Supreme e Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm.
“Më 19 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhën poshtë kërkesën e Kadri Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur si kërkesë konfidenciale në nëntor 2025. Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit të 13 gushtit 2025, i cili konfirmoi rrëzimin nga Trupi Gjykues të kërkesës së Veselit për lirim të përkohshëm”, njofton Specialja./rtk



Të tjera
Tetë mënyra për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie
Nga 1 prilli 2026 bizneset që kanë plotësuar kriteret kalojnë në treg të hapur
Hadërgjonaj optimist para lojës me Sllovakinë dhe për kualifikim në Botëror