Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar me rastin e vdekjes së këngëtarit të njogur, Shemsi Krasniqi-Shemi, vokalist i grupit “Ilirët”, përcjell KosovaPost.
Kurti teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të këngëtarit, ka thënë se në këto çaste, e kuptojmë edhe më shumë se sa rrallë lindin zëra që nuk janë vetëm art, por janë gjuhë e përbashkët emocioni shpirtëror.
“Të gjithë ne ta nderojmë me respektin që i takon, duke e mbajtur gjallë në kujtim dhe në mirënjohje. Disa zëra nuk mbarojnë me një lajm, ata vazhdojnë sa herë që një këngë ngrihet si flamur në zemër. Ashtu do të dëgjohet përherë Shemi jonë, xhamadan i këngës e shpirtit. U prehtë në paqe. I lehtë i qoftë dheu”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Postimi i plotë:



Të tjera
Një unazë si kjo ju ndihmon në problemet me urinimin
Karim Adeyemi në telashe te Borussia Dortmund
Ne kemi besim të plotë në administratën Trump