Një vit pas krimit të llahtarshëm në një shkollë të Zagrebit, Gjykata Themelore ka dënuar autorin e veprës me 50 vjet burg.
Sulmuesi 20-vjeçar është shpallur fajtor për vrasje të rëndë me thikë të një fëmije, katër akuza për tentim vrasjeje të rëndë, si dhe për dhjetëra raste të shkeljes së të drejtave të fëmijëve.
Më 20 dhjetor të vitit të kaluar, autori i krimit kishte hyrë në ambientet e shkollës Preçko dhe kishte sulmuar me thikë një mësimdhënës dhe disa nxënës.
Një fëmijë humbi jetën si pasojë e plagëve, ndërsa mësuesi dhe tre fëmijë të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore. Sulmi u krye para syve të dhjetëra nxënësve.
Autori ishte ish-nxënës i kësaj shkolle dhe, pas sulmit, ishte larguar drejt një qendre shëndetësore aty pranë, ku tentoi t’i jepte fund jetës. Prindërit e fëmijës që u vra nuk ishin të pranishëm në gjykatë gjatë shpalljes së vendimit, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për publikun./rtk



Të tjera
Mbappe në rangun e Messit e Ronaldos, Realit i kushtoi hiç më pak se 400 milionë euro
Infermierët, shtylla më e rëndësishme e sistemit shëndetësor
Pse duhet të konsumoni fruta çdo ditë