Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në vazhdën e transformimit të Klinikës së Urologjisë, nga sot në QKUK do të ofrohet edhe një shërbim i ri, përcjell KosovaPost.
Në kuadër të avancimit të shërbimeve shëndetësore, është shtuar edhe metoda RIRS, për trajtimin e gurëve në veshka përmes laserit, e cila nënkupton trajtim pa operacion e qëndrim më të shkurtër në spital, tha Vitia.
Ministri ka falenderuar kompaninë AGS Corporation, falë së cilës ky shërbim, i cili është ofruar vetëm jashtë sistemit shëndetësor publik, tashmë është i qasshëm edhe në QKUK.
Vitia nuk harroi t’ju urojë suksese në shërbimin e tyre ndaj pacientëve edhe stafit të Klinikës së Urologjisë.



Të tjera
Gjërat që duhet të dini nëse partneri juaj vuan nga ankthi
Mish rose me portokall, ja si ta përgatisni
Kanella, ku dhe si prodhohet ajo