Ilaz Pireva, bashkëveprimtar i Adem Demaçit dhe albanolog i njohur, mbetet një nga figurat e palëkundura të rezistencës kombëtare. Ai ishte ndër organizatorët aktivë të demonstratave studentore të vitit 1968, ku kërkesat kryesore ishin Universiteti dhe Vetëvendosja, përcjell KosovaPost.
Për shkak të veprimtarisë së tij, pushteti i kohës e përndoqi dhe e dënoi, duke e burgosur katër herë për arsye politike. Megjithatë, as burgjet nuk e ndalën angazhimin e tij për lirinë dhe të drejtat e Kosovës.
Pas luftës, Ilaz Pireva u zgjodh kryetar i Komunës së Podujevës dhe deputet i Kuvendit, duke shërbyer me nder dhe dinjitet. Gjatë një vizite në shtëpinë e tij, u përmend edhe Skënder Muçolli, student dhe aktivist politik i demonstratave të vitit 1968, i cili së bashku me Pirevën dhe shumë studentë të tjerë, trasuan rrugën e rezistencës kombëtare.



Të tjera
Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës
Tre llojet më të rëndësishme të ushqimeve për rënien nga pesha
Synimi ynë është fuqizimi i kapitalit vendor