LDK vazhdon fushatën në Vushtrri, Abdixhiku premton investime kapitale

LDK vazhdon fushatën në Vushtrri, Abdixhiku premton investime kapitale

Nga Mitrovica, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdoi tubimin elektoral në Vushtrri. Kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, simpatizantëve u premtoi investime kapitale, projektin me gaz amerikan dhe mbështetje për çdo qytetar në vend e Vushtrri.

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku duke uruar strukturat e LDK-së për 36 vjetorin e themelimit të partisë premtoi zhvillim ekonomik e investime kapitale. Abdixhiuku tha se LDK është alternativa më e mirë.

“Punë, planë LDK ka sepse ka listën më të mirë. Ka, LDK ka kuadro, profesionistë. Vërtete janë të shkëlqyeshëm, burra e gra që e donë vendin, mbi të gjitha LDK ka program”, tha Abdixhiku

Abdixhiku dha arsyen pse duhet të votohet LDK më 28 dhjetor.

“Duhet të investojmë në familje dhe ky investim nisë me themelimin e Ministrisë, për çdo fëmijë që lindë në Kosovë prindërit do të marrin 2400 euro në vit. 50 euro për çdo fëmijë të Kosovës. Çerdhe të reja, do to ndërtojmë 80 çerdhe. Aq sa janë të mjaftueshëm do ti ndërtojmë edhe në  Vushtrri. Ju kam dhanë fjalën në Vushtrri se do të bëhet me prioritet në dy vitet e para. Çdo shkollë në Vushtrri do të bëhet me mësim tërditor. Rritje pagash për çdo të punësuar koeficienti 150, mësuesi do të ketë pagë plot 1000 euro në muaj. Pagat e 900-970 euro për policët, infermierët, ushtarët. Rritje pensionesh, 150 nuk do të ketë më, 300 euro në tri vitet e para. Investime në rrugë, hekurudha, projekti me gaz amerikan, jo vetëm për energji elektrike, por që të kemi rryme stabile dhe të lirë”, tha Abdixhiu.

LDK derisa prezantoi edhe kandidatët e saj të Vushtrrisë për deputetë u zotua se do të bëjnë çmos që çmimet e energjisë elektrike të mos rriten më./rtk