Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, ka bërë të ditur se mbetjet e një avionit privat që udhëtonte drejt Tripolit dhe që mbante shefin e ushtrisë libiane, i cili humbi kontaktin menjëherë pas nisjes nga Ankara, janë gjetur në jug të kryeqytetit turk, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Yerlikaya tha se mbetjet e avionit të biznesit të tipit Falcon 50, i cili u ngrit nga Aeroporti Esenboga i Ankarasë drejt Tripolit, u gjetën nga ekipet e xhandarmërisë rreth 2 kilometra në jug të fshatit Kesikkavak në qarkun Haymana.
Më herët, Yerlikaya njoftoi se kontakti me avionit me numër regjistrimi 9H-DFJ ishte humbur në orën 20:52 me kohën lokale (17:52 GMT), pak pasi u nis në orën 20:10 (17:10).
Ai tha se avioni kishte transmetuar një njoftim për ulje emergjente pranë qarkut Haymana, por nuk u arrit të vendosej asnjë kontakt i mëtejshëm me avionin.
Sipas zyrtarit, në bord ndodheshin pesë pasagjerë, përfshirë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Libisë, gjeneralin Muhammad Ali Ahmed AL-Haddad.
Ministri turk shtoi se autoritetet kanë nisur përpjekjet për të lokalizuar avionin dhe do të ofrojnë përditësime sapo të ketë zhvillime të reja.



Të tjera
Të mençurit dështojnë më shumë në marrjen e patentë-shoferit
Vitamina C, sekreti për fytyrë perfekte
Balaj thotë së partitë tjera po e kopjojnë programin e Vetëvendosjes