Haskuka solli për herë të parë në Kosovë diagnostikimin falas të kancerit në sektorin publik

Haskuka solli për herë të parë në Kosovë diagnostikimin falas të kancerit në sektorin publik

Profesori unveristar, njëherësh kandidat për deputet, nga radhët e LVV, Mytahet Haskuk me  numër 50 në listë, rikujtohet për veprimet konkrete dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin publik gjatë kohës sa ishte kryetar i Komunës së Prizrenit.

Me rastin e Ditës Botërore të Luftës Kundër Kancerit, nën udhëheqjen e Haskukës u nis një shërbim jetik: analizat e tumor markerëve, që mundësojnë diagnostifikimin e hershëm dhe të saktë të llojeve të ndryshme të kancerit.

Për herë të parë në Kosovë, këto analiza u ofruan falas në një institucion publik të shëndetësisë primare, duke shënuar një hap të madh drejt barazisë në shërbimet shëndetësore.

Analizat filluan të realizohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, pa pasur nevojë për termine paraprake.

Qytetarët, veçanërisht ata me sëmundje kronike, përfituan nga një shërbim që deri atëherë ishte i paarritshëm ose i shumë I kushtueshëm për shumë familje.

“Diagnostifikimi i hershëm shpëton jetë”, ishte parimi mbi të cilin u ndërtua kjo nismë, duke dëshmuar se qeverisja me përgjegjësi dhe ndjeshmëri sociale prodhon rezultate konkrete dhe të prekshme.

Sot, si kandidat për deputet dhe si një nga figurat kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Mytaher Haskuka kërkon besimin e qytetarëve jo me premtime, por me dëshmi të qarta të punës së bërë.

Më poshtë gjeni postimin e Haskukës, që e kishte bërë në atë kohë: