Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 105-të në këtë vit. Vendimet u morën me procedurë qarkulluese.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim që më 27 dhjetor 2025, në përfaqësitë diplomatike të lejohet votimi edhe me dokumente të Republikës së Kosovës me afat të skaduar të vlefshmërisë. Ky vendim i KQZ-së vjen pas evidentimit të disa rasteve në votimin e kaluar për Kuvendin e Kosovës, i mbajtur më 8 shkurt 2025, ku votuesit e regjistruar janë paraqitur për votim me dokumente identifikimi të skaduara.
Votuesit e regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike në të cilat do të organizohet votimi më 27 dhjetor, mund të identifikohen në vendvotim me njërin prej tri dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës:
– letërnjoftim;
– pasaportë; apo
– lejen e vozitjes.
Po ashtu, në këtë mbledhje, në kuadër të procesit përgatitor për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ mori këto vendime:
– Vendim për miratimin e pagesës për objektiv privat që do të përdoret si Qendër Votimi në komunën e Mitrovicës së Jugut;
– Vendim për transportin e materialve nga Qendrat Komunale të Numërimit në Këshillat e Vendvotimeve dhe anasjalltas;
– Vendim për autorizimin e stafit rezervë të Këshillave të Vendvotimit, stafit mbështetës në procesin zgjedhor dhe stafin për tërheqje të pakove me fletëvotime nga kutitë postare.



Të tjera
Këto janë vlerat ushqyese të bozës
Gëzim për fëmijët, dinjitet për pensionistët
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekretarit Rubio për festat e fundvitit