Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në pritjen e sekretarit amerikan Marco Rubio për festat e fundvitit, transmeton KosovaPost.
Dugolli ka shkruar se është i nderuar që është bashkuar në një pritje të tillë festive dhe se është falënderues për mikrpritjen e ngrohtë.
“I nderuar që u bashkova me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe znj. Jeanette Rubio për një pritje të mrekullueshme festive. Mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe mikpritjen bujare, si dhe për mundësinë për të shkëmbyer urimet më të mira për një Krishtlindje të Gëzuar dhe një Vit të Ri të lumtur.”, ka shkruar Dugolli.



Të tjera
Liria e Kosovës dhe paqja në rajon erdhën falë aleancës
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Rama takohet me Gashanin
Ndërhyrja hapi rrugën drejt lirisë dhe paqes