Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se edhe gjatë këtij muaji mbi 90 mijë familje të cenueshme kanë përfituar subvencionin e faturave të energjisë elektrike.
Murati njoftoi se programi i subvencionimit, sikurse çdo vit, mbulon periudhën 6-mujore të dimrit, nga tetori deri në mars. Sipas tij, subvencioni realizohet çdo muaj drejtpërdrejt në faturë dhe përfituesit mund ta shohin atë përmes llogarisë së tyre online te furnizuesi i energjisë.
Ai po ashtu paralajmëroi se njëri nga pesë vendimet e para në mandatin pas 28 dhjetorit do të jetë rikthimi i masës për subvencionimin e faturave për familjet që kursejnë energjinë elektrike.
“Përmes kësaj mase, në të kaluarën janë mbështetur mbi 200 mijë familje,” theksoi Murati, duke nënvizuar se qëllimi është inkurajimi i kursimit të energjisë dhe lehtësimi i barrës financiare për qytetarët gjatë muajve të dimrit.



Të tjera
E hëna e sotme njihet si dita më depresive e vitit
Ak*sident në Fushë-Kosovë, 85-vjeçari hu*mb jetën pas go*ditjes nga një veturë
Osmani viziton dy familje për Krishtlindje: Dashuri, paqe dhe shpresë