Një person është përfshirë në një rrahje me dy të tjerë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se si pasojë e rrahjes viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është përfshirë në një rrahje me dy meshkuj kosovarë. Si pasojë e rrahjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, sipas raportit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje.



Të tjera
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)
Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë