Juventusi ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e fundit të vitit 2025, e cila zhvillohet këtë pasdite ndaj Pisas në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A, në Arena Garibaldi.
Trajneri ka vendosur për këtë përballje një formacion startues me lojtarët:
Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly, Cambiaso; Locatelli, Thuram, Koopmeiners; Yildiz, McKennie, Openda.
Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Zhegrova, do të nisë nga banka e rezervëve, duke pritur mundësinë për të hyrë në lojë gjatë ndeshjes.
Ky takim shënon për Juventusin përfundimin e vitit dhe skuadra synon të mbyllë me fitore një fazë të rëndësishme të sezonit.



Të tjera
Marta Kos drejt vizitës së parë në Kosovë, Vuçiq e sulmon: Nuk kontaktoj të huajt që i dëshirojnë të keqen Serbisë
Gruaja e rrah burrin në Prishtinë
Ndihmojini të rinjtë t’i bëjnë ballë bulizmit