Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e ka uruar kryetarin e VV-së, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror, në shërbim të qytetarëve të saj.
“Si dikush që ka dhënë kontribut për lirinë e Kosovës dhe që beson thellë në të ardhmen e saj, dëshiroj që Kosova të ecë përpara me hapa të sigurt, duke forcuar aleancën e saj strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian. Kjo është rruga që garanton paqe, zhvillim dhe një të ardhme të sigurt për brezat që vijnë”, ka shkruar ai.



Të tjera
Redon Bejta largohet nga Llapi, bëhet lojtar i lirë
Arrestími i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe
Ronaldo takohet me Rodrygon, e pyet për lëndimin dhe fazën e rikuperimit