Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e të gjitha 10 mandateve të rezervuara për komunitetin serb.
Megjithatë, pavarësisht këtyre deklaratave për fitore, mbrëmë ndodhi diçka e çuditshme në selinë e tyre.
Mbrëmë ka munguar festimi tradicional para selisë qendrore të Listës Serbe në pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe në rrugët e qytetit. Atmosfera e qetë dhe e zymtë, ka nxitur perceptimin se kënaqësia me rezultatet nuk ka qenë e plotë, ndërsa procesi i numërimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ende po vazhdon.
E vetmja ‘festë’ që mbizotëroi brenda LS. ishte një konferencë e zbehtë dhe me fytyrat e ngrysura të anëtarëve të kësaj partie.
Elek hodhi akuza ndaj Rashiqit, i cili sipas tij, ka marrë vota në qytete me popullsi minimale serbe, si Prizreni, Gjakova, Ferizaj dhe Gjenerali Jankoviq, duke pretenduar se në këto zona Lista Serbe nuk kishte vëzhgues për të monitoruar procesin zgjedhor.
Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, nga përpunimi i rreth 99 për qind të vendvotimeve, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës me 4.601 vota



Të tjera
Barcelona e do largimin e tij, Ter Stegeni ‘kokëfortë’ e dëshiron qëndrimin
Gabimi që bëjmë çdo mëngjes që nuk na lejon të biem nga pesha
Aleksandër Lumezi refuzon propozimin për zv/Kryeprokuror të Shtetit