Në qendrat komunale të numërimit (QKN), ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.
Gjithashtu ka nisur edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.
Kështu ka bërë të ditur KQZ-ja në konferencë për media ku tha se ky proces do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kur janë procesuar votat nga 2548 vendvotime nga 2557 sa kanë qenë gjithsej, ose nga 99,65% të vendvotimeve të procesuara, LVV-ja shënoi rritjen më ta madhe, duke fituar rreth 431 mijë e 442 vota. Rritje krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, kur VV-ja fitoi 396 mijë e 787 vota apo 42,30 për qind.



Të tjera
Synoj edhe një mandat si presidente
Berisha uron Kurtin për fitore, thotë se zgjedhjet në Kosovë shembull i demokracisë dhe frymëzim për Shqipërinë
Kek i shijshëm me mollë, një recetë e shpejtë