Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët e Kosovës si dhe kryeministrin e rizgjedhur Albin Kurti pas shprehjes së vullnetit demokratik në zgjedhjet e fundit.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ai ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë krijuar mundësinë për formimin e institucioneve të reja që do të udhëheqin vendin.
“Urime, Kosovë! Urime, Albin Kurti!” ka shkruar presidenti Begaj.
Ai ka shprehur besimin se vota e qytetarëve do të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, duke i dhënë Kosovës një të ardhme të qëndrueshme dhe të integruar në Evropë.



Të tjera
Synoj edhe një mandat si presidente
Berisha uron Kurtin për fitore, thotë se zgjedhjet në Kosovë shembull i demokracisë dhe frymëzim për Shqipërinë
Kek i shijshëm me mollë, një recetë e shpejtë