Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i pagesës së shtesës së njëhershme prej 100 eurosh, përcjell KosovaPost.
“Ashtu siç kishte njoftuar Kryeministri Kurti javën që shkoi, sot kemi bërë transferimin e shtesës së njëhershme prej 100 eurove për fëmijët 0-16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike, kontributive, kategoritë e luftës, aftësive të kufizuara, dhe skemave tjera sipas kritereve të përcaktuara në vendim. Varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogarinë, në orët në vijim do të pranojnë edhe mjetet e transferuara. Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar Murati në ‘Facebook’.



Të tjera
Vdes presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Davide Tizzano
Dukaj uron Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhje
Nuk largohemi nga sheshi pa shporrur Ramën