Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën kryesimin e Ardian Hajdarajt, ka mbajtur sot takimin e 283-të, i cili ishte edhe takimi i fundit i këtij përbërjeje të Këshillit.
Gjatë takimit, KPK ka shqyrtuar pikat e rendit të ditës dhe ka marrë një sërë vendimesh, përfshirë miratimin e procesverbaleve të takimeve të mëparshme, shpalljen e brendshme për transferimin e një prokurori në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, si dhe vazhdimin e transferimit të përkohshëm të prokurorit Dardan Qelaj në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Po ashtu, KPK ka aprovuar propozimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit dhe ka zgjedhur prokuroren Ikramije Bojaxhiu në pozitën e Zëvendëskryeprokurores së Prokurorisë së Apelit për një mandat katërvjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat tjetër.
Në këtë takim është miratuar edhe raporti për vlerësimin e performancës së 21 prokurorëve të grupit VII për vitin 2025 me mandat fillestar, duke u vendosur që propozimi për emërimin e tyre të përhershëm t’i dërgohet Presidentes së Republikës. Ndërkohë, KPK ka refuzuar kundërshtimin e një prokuroreje lidhur me këtë proces.
Këshilli ka rekomanduar që përbërja e re e KPK-së të trajtojë kërkesën e kandidatëve për prokurorë të rinj të shtetit për rishikimin e vendimit mbi anulimin e procesit të rekrutimit.
Në përmbyllje të takimit, kryesuesi Hajdaraj falënderoi anëtarët e Këshillit për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre gjatë mandatit, duke iu uruar njëkohësisht festat e fundvitit.



Të tjera
Sekuestrohet he*roinë, arr*estohen tre persona
Kurti kërkon ngritjen e statusit të Kosovës në Organizatën e Frankofonisë
Tr@gjedi në Gjermani, vd@es 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja